Hoxha Zekerija Idrizi nga Maqedonia me veprat e tij është i vecant në aplikimin, qasjen dhe ligjërimin e fesë Islame, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai shpeshë është parë duke ligjeruar në faltore me plisë në kokë duke thënë se, në xhamitë tona duhet të inkuadrohet fryma kombëtare hoxhëtahsiniane e vehbidibriane, në mënyrë që t’mposhten instruksionet djallëzore vasaçubrilloviqiane.
“Unë nuk u nënshtrohem udhëzimeve të akademikut serb Vasa Çubrilloviq i cili në librin e tij “Shpërngulja e shqiptarëve” ndër të tjerash thotë: “Për t’i shpërngulur me sukses shqiptarët nga vatrat e tyre ne duhet t’i vëmë nën ndikim hoxhallarët veçan në viset rurale, sepse fjala e tyre ka ndikim te masat analfabete…në këtë mënyrë realizohet në mēnyrë efikase megalo-ideja jonë për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe kolonizimin e tokave të tyre…”… Dhe ky elaborat famëkeq serb ka patur sukses, mjerisht, sepse vuri në shërbim shumë hoxhallarë tradhtarë të Atdheut tonë, të cilët propagonin jetën parajsore të Turqisë ndër shqiptarë, që për pasojë u shpërngulën miliona shqiptarë në shkrepat e Anadollit…”, është shprehur ai.
Hoxhë Idrizi gjithashtu është ndër të rradhët hoxhallarë që respekton figurën dhe veprën e Nënë Terëzës.
Së fundi ai ka mbajtur një fjalim mistik për Nënën famëmadhe shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, në kishën Sankt Thaddäus të Augsburgut bavarez.
“Unë mysliman, meshtari katolik Don Albert Kristaj, por u lutëm SHQIP për Nënëloken dhe NËNËMADHEN tonë Shën NËNË TEREZA.Shtrëngim duarsh dhe përqafim vëllazëror shqiptar”, është shprehur ai.