Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta – edhe policia është futur në fushë

Policia e Rumanisë është futur në fushë, ndërsa janë hedhur gjësende të forta nga huliganët rumunë.

Lojtarët e Kosovës janë futur në zhveshtore, pasi siguria e tyre është në nivelin më të ulët.

Ndeshja është ndërprerë për një kohë të pacaktuar.

Gazetari i Art Motion, Arlind Sadiku, që është i pranishëm në Bukuresht, ka thënë se lojtarët po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit në fushë, por ende s’ka asnjë vendim.

Ndeshja ishte 0-0, para se Amir Rrahmani të përplasej me Alibec të Rumanisë, që mandej solli tërë këtë situatë.