FOTO&VIDEO

Humbi për tetë orë në stuhinë e Brezovicës, rrëfehet siktari Behxhet Pacolli

Shërbimi i Kërkimit-Shpëtimit Malor të Kosovës sot njoftoi për gjetjen e një grupi skitarësh të humbur në stuhinë e Brezovicës mbrëmë.

Me anë të një postimi në Facebook, ky shërbim njoftoi për pranimin e thirrjes për ndihmë dhe mobilizimin për gjetjen e skitarëve, të cilët fatmirësisht ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Në mesin e personave ishte edhe skitari Behxhet Pacolli, që për koeçidencë qëllon ta ketë emrin sikur të kreut të AKR-së, veçse ai e ka me “gj” dhe ky me “xh”.


”Më datën 12.01.2022, rreth orës 12:00, kemi marrë rrugën për me u ngjitë në atë që e quajnë ‘kanali i ministrit’. Rreth orës 13:30, kemi mbrri në piken ku kemi dashtë me u ngjitë. Pas 10 minutave, ka ardhë ni mjegull shumë e madhe dhe gjithashtu frymë e frikshme. Temperaturat kanë qenë diku -18, -20 gradë,” tha Pacolli për Periskopin.

”E kemi pritë nja 15-20 minuta, mos po shkon mjegulla, por situata shkojke tu u bo ma keq. Kur jemi bo gati për me u lëshu, jemi lëshu në pjesën ma t’rrezikshme, e që është pjesa prapa që të dërgon në Shtërrpcë. Kur jemi ndalë, e kemi pa që jem shumë gabim e shumë larg prej pikës ku kemi dashtë me përfundu. Aty vendosëm me kontaktu me shokët në qendër të Brezovicës, teksa ata shokët pastaj e kanë lajmëru qendrën e shërbimit të kërkimit malor, ua kemi dërgu lokacionin ku kemi mbetë dhe na kanë tregu nonstop kah me vazhdu, përndryshe ne jemi kon tre veta po tretë me eksperiencë malore.

”Nuk kemi bo panik, edhe pse kushtet kanë qenë shumë të vështira, na tre i kemi folë njoni-tjetrit nonstop mos me humbë vetbesimin. Pas rreth pesë ore ngjitjeje, i kemi dëgju zanat e shpëtimit t’u bërtitë… aty jemi shliru hala ma shumë se mo veç e morëm vesh që na kanë gjetë, po ka qenë terreni shumë i vështirë, ata nuk mujshin me u lëshu te na. Në ora 21:00, ose s’pe di saktë, kemi mbërri te djemtë e shpëtimit malor. Prej aty jemi lëshu kadale poshtë në hotel… në ora 22:10 kemi mbërri poshtë pa nevojë për ndihmë mjekësore, as kurrgjë, asnjëri s’jemi lëndu. Në ora 22:40, kemi jep një intervisë për policinë dhe kaq.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago