Hungaria ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes, pasi raketat ruse ranë mbi Poloni të martën duke lënë të vdekur dy persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.
“Në përgjigje të ndalimit të transferimit të naftës përmes tubacionit Druzhba dhe raketave që goditën territorin e Polonisë, kryeministri Viktor Oban ka mbledhur Këshillin e Mbrojtjes”, ka shkruar ai.
Orbani njihet si aleat i presidentit rus Vladimir Putin.