Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në seancën solemne të Kuvendit ka marrë pjesë edhe familja Jashari.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka postuar një fotografi nga ambientet e Kuvendit me Rifat Jasharin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Por në përshkrim të fotografisë ai ka bërë një huqje duke e shkruar: “Me bacën Adem”.