Një i burgosur mbrëmë ka ikur nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë.
Mirëpo H.T sontë është arrestuar përsëri nga Policia e Kosovës.
IndeksOnline mëson nga burimet se i arratisuri nga Dubrava sot në ora 06:30 të mëngjesit ka tentuar të vjedh një veturë në fshatin Zallq, të komunës së Istogut.
Por ai nuk kishte arritur që ta vjedh atë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes pa gjurmë.
Ky rast, sipas burimeve të IndeksOnline, është raportuar në Polici dhe ka ndihmuar në zbardhjen e gjetjes të së arratisurit.
Në bazë të të dhënave në ora 13:00 sot pas shikimit të kamerave të sigurisë dhe organizimit të qytetarëve të Zallqit u lokalizua vendndodhja e të arratisurit.
Mësohet se të burgosurit përveq veprës “Vjedhjes së Rëndë” që po vuan dëmini për një vit burg tani iu shtua edhe vepra penale “Tentim Vjedhje”