Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje në fshatin Rubjek, Maminas në Durrës. Një 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit dhe e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.
Pas arrestimit të të birit, ka reaguar edhe babai i 35-vjeçarit. Në një deklaratë për mediat, ai tregoi se si nisi debati me të birin, ku shkak sipas tij është gjendja tij e rënduar mendore dhe borxhet.
Për këtë arsye, ai e kishte dërguar djalin te një hoxhë, por pas kësaj gjendja e tij, sipas babait, u përkeqësua.
“Debati nisi para 3 ditësh. Ishte në Durrës për t’u vizituar dhe tha se hoxha më bëri keq. Kur u kthye, u kthye me mendje jo siç u nis, por me mendje tjetër. E ka çuar çuni i motrës në Shënavlash dhe u tensionua, nuk fliste mirë si më përpara”, tha ai.
Ai tregon se gjendja e tij depresive nisi që kur i ka vdekur e ëma, ndërsa apelon që ta lirojnë të birin dhe ta lejojnë të kurohet.
“Pak e ka nga e ëma që i ka vdekur para 16 vjetësh, nuk ka pasur ditë të mira sa erdhi. Ka qenë në Tiranë, në Durrës. Nga Shijaku e kanë çuar në Durrës.
Ka nevojë për kurim, jo për ta mbajtur të izoluar e të sforcuar. Sëpatën e pata unë, ai në atë moment e kapi, është çun i ri, gjynah ta mbajnë brenda, unë them ta nxjerrin dhe ta çojnë te psikologia.
Ka 5-6 vjet që nuk ka ardhë fare. Është në Itali çuni, ngaqë nuk punonte, ka qenë në një dhomë atje dhe ka pasur ca borxhe”, shtoi ai.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…