FOTO&VIDEO

I dënuari me 12 vjet: Si ia kishte futur llokumin në gojë Jakup Krasniqit

Sot u dënuar 12 vjet burgim në rastin “Syri i Populli” z.Avni Llumnica, për bashkëpunim në tentim-vrasjet e z.Azem Vllasi.

Por, kush është në të vërtetë Avni Llumnica dhe cilit krah politik i takon?

Z.Llumnica del të ketë qenë i burgosur politik edhe në kohën e ish-Jugosllavisë për shkak të veprimtarisë ilegale politike. Ai në atë periudhë mbështeste krahun që kërkonte shkatërrimin e Jugosllavisë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në një nga rrëfimet e tij për TV Dielli, ai tregon se si i kishte rrasur një “llokum” në gojë z.Jakup Krasniqi, i cili më vonë do të bëhej një politikan i rëndësishëm në skenën politike kosovare.

Krasniqi do të bëhej kryetar i Kuvendit dhe më pas edhe ushtrues detyre i presidentit të Republikës së Kosovës.

“Jakup Krasniqi kishte filluar një grevë urie. Nga frika na shpërndanë nëpër dhoma të tjera. Unë pata fatin të isha me Jakup Krasniqin në burg. Ai kishte vendos që të vdes por të mos dorëzohet, nuk merrte as ujë e asnjë gjë. Kur u bë dita e katërt unë i thashë, Jakup, ose do të hash diçka ose do të bashkangjitem në grevë. Dhe Jakupi nga ajo që unë isha i ri nuk e kishte guximin të më linte të bashkangjitesha dhe çuditërisht, e marr llokumin dhe ia jepi, i thashë “Jakup o do hash o…””  rrëfen z.Llumnica.

Më tej ai rrëfen se një gjë të tillë e kishte bërë edhe më vonë, dhe askush nuk e dinte se Krasniqi ishte ushqyer nga ai – duke menduar të gjithë se ai ishte në grevë urie.

Pjesën e intervistës në fjalë mund ta lexoni nga minuta 41:00.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago