Pas gati tre muajsh në arrati, është lajmëruar Mefail Shkodra, i cili ka bërë të ditur se do të dorëzohet në Polici bashkë me djemtë e tij.
Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës, në qendër të qytetit. Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.
Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.
Ai, përmes një videomesazhi të realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), ka folur për ngjarjen që çoi në vrasjen e trefishtë.
Shkodra tha se u detyrua ta publikojë këtë video në këtë mënyrë, pasi, sipas tij, nuk kishte zgjidhje tjetër.
Në mesazhin e tij, ai insiston se Bujar Hoxha i kishte kërkuar para me fajde, pasi i kishte shitur veturën e tipit Audi Q5, dhe se i kishte dhënë afat 20 ditë për t’ia kthyer paratë.
Më tej, në videon e publikuar, Mefail Shkodra thekson se djemtë e tij nuk kanë bërë asgjë të keqe:
“Djemtë e mi nuk kanë bërë asgjë, vetëm janë vetëmbrojtur”, u shpreh ai.
Shkodra përmend edhe disa emra të policëve që, sipas tij, janë të përfshirë në rast.
“Do të dorëzohemi për ta vuajtur dënimin për atë që kemi bërë, në momentin që policia do të merret me policët e korruptuar”, deklaroi ai.
Më poshtë e gjeni videomesazhin ku Mefail Shkodra jep versionin e vet për ngjarjen që përfundoi me vrasjen e tre personave në qendër të Gjilanit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…