FOTO&VIDEO

“I forti i Niklës”, Durim Bami ekstradohet sot nga Dubai në Shqipëri

Një nga emrat më të kërkuar të botës së krimit në vend, Durim Bami, pritet të ekstradohet sot, 26 shkurt, nga Dubai në Shqipëri.

47 vjeçari, është person i njohur për drejtësinë shqiptare dhe akuzohet në disa dosje të rënda penale.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar më 15 maj 2024 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Nën masa të forta sigurie, ai pritet që të merret nga forcat policore në Aeroportin e Rinasit dhe më pas të përcillet për në qeli ku pritet gjithashtu që t’i komunikohen akuzat si më sipër.

Durim Bami, i njohur ndryshe si “i forti i Niklës” është përfshirë në ngjarje të bujshme kriminale.

Ai u arrestua në Dubai të Emirateve të Bashkuara më 12 qershor të 2024-ës, i shpallur në kërkim pas finalizimit nga SPAK të asaj që njihet me emrin operacional “Metamorfoza nr. 3.“, ku u nxorën 50 urdhër arreste për persona nga 7 grupe kriminale.


Ai ishte shpallur në kërkim për kultivim të parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës dhe për përfshirje në vepra të rënda kriminale, përfshirë sigurimin e kushteve për të kryer vrasje dhe atentate.

Bami akuzohet gjithashtu për porositjen e disa atentateve ndaj ish-deputetit të PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe për planifikimin e eliminimit të dy miqve të Ervis Martinajt, Erigers Mihasit dhe Tori Xheçukës.

Konflikti mes Bamit dhe Ndokës nisi për shkak të dyshimeve se Bami ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të Ndokës, Aleksandër Ndoka.

Foto e para disa viteve

 

SPAK thekson se Durim Bami ka pasur një rol të madh në trafikun e drogës, duke kontrolluar kultivimet nga bregdeti i Adriatikut deri në Malësinë e Krujës, me ndikim të gjerë në botën kriminale dhe, sipas hetimeve, edhe me mbështetje të disa strukturave policore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago