Pas dyerve të mbyllura, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, ka treguar shenja të qarta të rritjes së lodhjes fizike dhe mendore.
Kështu deklaroi gazeta Wall Street Journal, duke raportuar dëshmitë e 45 zyrtarëve dhe ekspertëve, të cilët janë në kontakt me kreun e Shtëpisë së Bardhë, dhe të cilët janë intervistuar nga gazeta “gjatë disa muajve”. Shumë e përshkruajnë një president si të luhatshëm për sa i përket pranisë dhe energjisë së tij.
Gazeta përshkruan një sërë rrethanash në të cilat Biden u shfaq i hutuar, deri në atë pikë sa të injoronte detajet ose informacionin e disponueshëm publikisht, ose “bërjen e deklaratave të pakuptueshme bazuar në shënime të shkruara”. Burimet e cituara nga gazeta përmendin, për shembull, negociatat me dyer të mbyllura për rifinancimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, të cilat u zhvilluan shkurtin e kaluar. Sipas pesë zyrtarëve që morën pjesë në takim, presidenti “nganjëherë foli aq ngadalë saqë disa mezi e dëgjuan atë”.
Biden “u mbështet në shënimet e shkruara, ndaloi shpesh dhe mbylli sytë për periudha kaq të gjata, saqë shumë në dhomë pyesnin veten nëse ai ishte fikur”.