Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ka lindur një foshnje e gjinisë mashkullore nga një grua e cila kishter ardhur nga Durrësi pasi që ishte një nga të prekurit e tërmetit në Durrës, e cila po strehohet në Kosovë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjthshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.
Ai për IndeksOnline, tha se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë, derisa njoftoi se të njejtit do të vazhdojnë edhe më tutje të marrin trajtimin në këtë spital.
“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrësake”.
“Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren, ndërsa nëna dhe foshnja do të vazhdojnë të marrin trajtimin edhe më tutje”, tha ai për IndeksOnline.
Pas tragjedisë së ndodhur në Shqipëri, mijëra banorë të Durrësit morrën rrugën për në Kosovë, ku edhe aktualisht janë duke u strehuar.
Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Komunën e Prizrenit kanë nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…