FOTO&VIDEO

I riu nga Suhareka lëshon Kosovën: Kosovë nuk u largova prej teje, u largova prej atij sistemit që i drejti dënohet ekrimineli dekorohet

Një i ri nga Suhareka ka vendosur që të largohet nga Kosova, ani pse në vitin 1999 familja e tij ishte kthyer nga Zvicra, për ti shërbyer vendit.

I riu, Premtim Kolgeci nga Suhareka ka postuar dy fotografi në rrjetin social Facebook, duke treguar se njëra është bërë kur ka qenë i vogël dhe ka qenë viti 1999 kur është kthyer nga Zvicra me familje, ndërsa fotografia tjetër është e shkrepur në vitin 2019 derisa largohej nga Kosova.

“Kosova ishte viti 1999 kur familja ime vendosi të kthehet prapë në Kosovë nga Zvicra, ku çdo gjë ishte e shkatërruar, shtëpisë tonë edhe tullat e bllokat ishin bërë hi, ajri dhe toka e helmuar nga pushtuesi Serb e lodrat e mija të gjitha të djegura por dëshira ishte e madhe të kthemi në Kosovë dhe u kthyem, ndërtuam prape shtëpinë nga zero dhe u rritëm dhe u shkolluam”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka treguar edhe arsyet se pse po e lëshon Kosovën.

“Kosovë nuk u largova prej teje, u largova prej sistemit të instaluar në Kosovë, u largova prej atij sistemit që i drejti dënohet, krimineli dekorohet, mjekësia është biznes e gjykatat të privatizuar e arsimi i politizuar”, është shprehur në shkrimin e tij ky i ri nga Suhareka.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

24 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago