LAJME

I shpëtuar dy herë/ Rrëfimi i ukrainasit që iku nga lufta, mjekët në Shqipëri i shpëtojnë jetën

Nuk resht së falënderuari Shqipërinë, shqiptarët që e strehuan dhe kardiokirugun që i bëri operacionin në zemër.

Sergey Lamin 62 vjeç, është një shtetas ukrainas dhe që prej 6 muajsh ndodhet në Shqipëri, për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Fati e deshi që, për shkak të problemeve në zemër të mbërrinte me autoambulancë nga qyteti i Vlorës ku është vendosur me familjen e tij në Urgjencën e Kardiologjisë në QSUT, ku burrë e grua e menduan edhe të keqen, si dy njerëz që kishin vetëm njëri tjetrin të në një vend të huaj.

“Pata fatin të më operonte profesori dhe ja ku jam jam shumë mirë“-shprehet ukrainasi.

“Ne ikëm nga vendi. Atje ka luftë . Qyteti është shkatërruar i gjithi. Shqiptarët na pritën shumë mirë. Dhe tani na ndodhi dhe kjo. Por këtu më shpëtuan jetën. Spitali shumë i mirë.”-shprehet bashkëshortja.

Sergey duhej te kryente bypass të cilin e mori përsipër kardiokirurgu Edvin Prifti, i cili që prej gati një viti është rikthyer në këtë shërbim.

“Pacienti erdhi si rast urgjencës dhe iu nënshtrua interventit të bypass-it, me të njëjti përkushtim si shtetasve shqiptar. Pacienti del pas 6 ditësh nga spitali, Ky është një rast i kontributit tonë sado mos ndaj shtetasve ukrainas.”-shprehet mjeku Edvin Prifti.

Në Shqipëri kanë mbërritur dhe janë vendosur në qytete të ndryshme afro 6.200 shtetas nga Ukraina. Shumë të tjerë janë larguar. Qeveria shqiptare pak kohë më parë mori vendim se shtetasit ukrainas mund të qëndrojnë deri në një vit pa pasur nevojë të pajisen me leje qëndrimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

27 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

50 minuta ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

5 orë ago