KRYESORE

I veshur me antiplumb, politikani i parë shqiptar viziton Ukrainën

Talat Xhaferi është politikani i parë shqiptar që ka shkelur tokën ukrainase. Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ndodhet në Ukrainë. Mësohet se ai ka mbërritur mëngjesin e sotëm, pasi ka udhëtuar me tren përmes Polonisë.


Njëkohësisht, në vizitë në Ukrainë po qëndrojnë edhe kryetarët e Parlamentit të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se Xhaferi vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake.

“Gjithsesi, për mua është kënaqësi e veçantë dhe e pranova ftesën që edhe personalisht ti vizitoj Buçën dhe Irpinin që personalisht ti shohim pasojat nga ajo që është pushtimi i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Natyrisht, prezenca ime është simbol i mbështetjes personale, institucionale dhe mbështetjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullin e Ukrainës dhe institucioneve të Ukrainës. Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më gjatë se dy dekada më para, e kemi të freskët Reçakun në Kosovë, e freskët është Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se personalisht do të zotohem që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të ofrojnë gjithë mbështetjen e mundur që është në dispozicion bashkë me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar.

“Gjithsesi, personalisht do të zotohem që këto imazhe të emërtohen me emrin që u takon, dhe ky është gjenocid dhe asgjë tjetër”, shtoi Xhaferi.

Kjo vizitë e Kryetarit Xhaferi është e para e këtij lloji e përfaqësuesit të lartë nga rajoni dhe vizitë e parë e të gjitha niveleve të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të vizitës, Kryetari Xhaferi do të ketë edhe fjalim para Kongresit të Këshillave Lokal dhe Rajonal nën kryesimin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

13 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

17 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

18 orë ago