POLITIKE

Ia zbuluan financat ruse, çfarë partie është DF-ja në Mal të Zi?

Një burim brenda administratës së ShBA-së shpalosi informacione se Fronti Demokratik në Mal të Zi (parti politike pro-serbe dhe pro-ruse) qe financuar fshehtazi nga Federata Ruse si pjesë e përpjekjeve ruse për të shtruar ndikimin e saj.

Bashkëpunëtorë të Olef Deripaska (oligark rus) i siguruan fonde Frontit Demokratik më 2016, dhe mbase para zgjedhjeve të 2018’ës përmes kontratave joadekuate dhe kompanive offshore, ka thënë ky burim amerikan për Zërin e Amerikës.

“Rusët po provojnë të favorizojnë disa parti politike për të minuar demokracitë në ato vende”, ka thënë ky zyrtar amierkan, derisa tha se informacione konfidenciale po u ndahen vendeve të prekura për t’i bërë ballë presionit të Moskës.

Ky informacion erdhi mu në prag të kohës së fundit për të konkluduar marrëveshjen për formimin e qeverisë së re malazeze, e cila do të kryesohet pikërisht nga Fronti Demokratik, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Të mërkuren në ora 12:00 mbahet mbledhja e pestë ku parashihet të arrihet pajtim i të ashtuquajturës mazhorancë e “vjetër” parlamentare, nga blloku i së cilës politikani pro-serb, Andrija Mandiç pretendon postin e kryeministrit të vendit.

Fronti Demokratik është parti kategorikisht jopartnere e perëndimit. ShBA dhe BE kanë deklaruar në mënyrë eksplicite se nuk e përkrahin një qeveri të kryesuar nga kjo parti.

Çfarë partie është, në fakt, Fronti Demokratik?

Për të nisur nga ideologjia e saj, ky formacion politik është i ndërtuar mbi  “Rusofili, nacionalizëm serb, socialkonzervatorzëm, popullizëm i krahut të djathtë, euroskepticizëm etj”.

Bazuar mbi këto afinite ideologjike, Fronti Demokratik, “nuk është partner i perëndimit”, siç e ka shprehur edhe vetë zv/ndhihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, si dhe pjesëtarët e delegacionit evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Tonino Picula dhe Vladimir Bilçik.

Pikëpamjet e tyre më problematike për shtetin e Malit të Zi, nisin qysh nga vetë substanca e shtetit të pavarur, të qënit në Nato, integrimet në BE të Malit të Zi, por edhe ndaj pavarësisë së Kosovës, të cilën Malin e Zi e ka njohur qysh në fillim, shkruan Reporteri.net.

Ky bllok partish pro-serbe, doli fitues i zgjedhjeve në gusht të 2020’ës ku për herë të parë rrëzuan Partinë Demokratike të Socialistëve, dhe qëndruan në pushtet për 18 muaj për t’u rrëzuar në fillim të vitit 2022.

Ndërsa, këtë të mërkure pritet të konkludojnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, pjesë e të cilës do të jetë edhe URA e Abazoviçit, ku ky i fundit kërkon edhe të merr postin e mandatarit, megjithëse DF-ja nuk ia gratifikon këtë.

DF mirëmban bashkëpunim tejet të afërt me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiç në Beograd.  Vuçiç mbështet publikisht aktivitetet e DF-së wnë Mal të Zi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke folur për të ardhmen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Malit të Zi, marrëdhënie këto të lënduara mes dy shteteve, ka thënë se Fronti Demokratik “është përfaqësuesi i vetëm i komunitetit serb në Mal të Zi” .

Madje, Vuçiç, konspirativisht, kishte thënë se “shumë njerëz në Mal të Zi duan të shkatërrojnë këtë aleancë politike”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

2 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

3 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

4 orë ago