“Nëse Vuqiq dhe Thaçi nuk do të kishin premtimin e fshehur nga krerë serbo fil amerikanë, nuk do të kishin mund të përhapin kaq shumë taktikat e tyre për ta komplotuar Shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht, krerët serbo fil amerikanë janë partnerizuar me putinistët neofashistë dhe serbo filët nacionalistë anti-BE, brenda BE-së”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
Opinionin publik kosovar e ka shqetësuar deklarimi tejet neutral dhe jo kundërshtues për opsionin e marrëveshjes me Serbinë, përmes korrigjimit të kufijve, që u dëgjua dhe transmetua nga diplomati amerikan, ish ambasadori i SHBA-sa në shtetet e rajonit të Ballkanit, Christopher Hill, i cili po merr pjesë në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore në Tiranë.
Njohësi i zhvillimeve politike dhe ish anëtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi duke e parë këtë qëndrim të butë të Christopher Hill, konsideron se kjo shkon në interes të planit Thaçi-Vuçiq, dhe jo rastësisht Hashim Thaçi është zgjedhur president me vota të manipuluara, vetëm që ta arrijë këtë objektiv të Serbisë, ndarjen dhe copëtimin e territorit të Kosovës.
“Qysh kur Republikës së Kosovës i është imponuar Hashim Thaçi për president, kam parashikuar dhe jam frikësuar, se komplotet e radhës të Serbisë kundër shtetit të Kosovës do të jenë tepër të rënda dhe më lehtë të realizueshme, meqë tashmë është imponuar kuislingu Thaçi president. Për hir të rëndit të gjerave (serbisht thuhej “radireda”), presidentin Thaçi e konsideron edhe Beogradi “palë”, por edhe shtetet tjera. Dhe, që nga e Drejta Romake, marrëveshjet mes palëve, duhet të respektohen e zbatohen nga palët. Ne nuk ishim mjaftueshëm të vetëdijshëm, cilin rrol ka presidenti i një shteti, për mirë ose për keq, përmes marrëveshjeve që ai firmos si përfaqësues i Shtetit të Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
E për tu arritur qëllimi i plotë, Kelemdni thotë se është bërë fushatë e madhe për t’i bindur edhe disa nga liderët e shteteve me ndikim që të pranohen marrëveshjet me Serbinë, edhe pse në dëm të Kosovës.
të na imponohet komplot sa më i “natyrshëm”, respektivisht që të mos jemi në gjendje ta pengojmë e kundërshtojmë, u ndërmor fushatë taktike që të binden udhëheqësit vendimmarrës botëror, të pranojnë marrëveshjen që do të arrijnë mes tyre president e Serbisë dhe Kosovës, në fakt presidentit të Serbisë Vuqiq dhe kuislingut të tij Thaçi. Presidenti Vuqiq nuk skuqej fare kur kërkonte, t’u lejohej të merren vesh ai me “gospodin” Taci-in dhe marrëveshja mes tyre të njihej nga Bashkësia ndërkombëtare. Në anën tjetër, “gospodin” Thaçi përgatiste terrenin në Kosovë, për ta minimizuar kundërshtinë, edhe me gënjeshtra skandaloze, si ajo se Rankoviçi i kishte dhuruar Kosovës territor të Serbisë, dhe mashtrimi tjetër, karrem mrekullues, marrjen e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, e karreme të ngjashme. Nuk kishte si të mos kishte sukses kjo taktikë serbe dhe e kuislingut Thaçi, kur dihet se edhe në Perëndim kishte shumë serbo fil, që i kishte hidhëruar nga intervenimi i Aleancës NATO në vitin 1999 dhe mezi po prisnin të revanshoheshin kundër atyre që kishin vendos atë bombardim”, shtoi Kelmendi.
Lexoni edhe:
Vjen goditja e rëndë për Shpend Ahmetin, paralajmërohet tronditja e PSD-së
“Për ata që nuk kanë informacion, ish sekretarët amerikan (ministrat e jashtëm), Henry Kissinger, Lavrence Eagleburger e James Baker, ishin serbofilët më vulgarë. Eagleburger nuk turpërohej të merrej vet edhe me plasimin e autove “yugo” në tregun amerikan, për hir të dashurisë së madhe ndaj Serbisë, të injektuar gjatë kohës kua ai ka shërbyer si diplomat në Beograd. Henri Kissinger, në moshë të thellë, gjeti fuqi ta përkrahte regjimin neofashist të Slobodan Millosheviqit. Kurse James Baker, para një mitingu publik në Beograd, me qindra mijë nacionalistë serbë, kërcënoi hapur popujt “seperatist” të ish RSFJ, duke shfaq qëndrimin e Vashingtonit zyrtar se nuk lejon zhbërjen e Jugosllavisë. Pra, administratën amerikane, sidomos ajo diplomatike, atëherë e sot dominohej nga krerë serbo fil. Ka mbet vetëm parashikimi i “Burdushit” se çfarë qëndrimi do të mban presidenti i çakërdisur amerikan, DonaltTrump, i cili edhe brenda dite merr vendime kontradiktore, deri edhe 180-shkallëshe”, deklaroi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
Kelmendi është i sigurt se të dy partnerët hartues të planit për shkëmbim territoresh, e kanë një premtim të madh amerikan se do ta mbështesin projektin e tyre.
“Nëse Vuqiq dhe Thaçi nuk do të kishin premtimin e fshehur nga krerë serbo fil amerikanë, nuk do të kishin mund të përhapin kaq shumë taktikat e tyre për ta komplotuar Shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht, krerët serbo fil amerikanë janë partnerizuar me putinistët neofashistë dhe serbo filët nacionalistë anti-BE, brenda BE-së. Si rezultat i kësaj fushate qenka edhe kjo deklaratë ogurzezë e Christopher Hill, të cilën e paska ambalazhuar me letër vezulluese “duhet të bëhet me më shumë kujdes” (e ka fjalën për shembim të territoreve). Uroj që qeveria e re të di ta pengon komplotin që po i përgatitet Kosovës, por sipas motos: “helli të piqet e të mos digjet”, sepse “gospodin” Thaçi ka grabit primatin në “bisedime” me eprorin e tij Vuqiq”, përfundoi Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot Online”.