POLITIKE

Ibrahimi: Kurti po kërkon arsye për ta lëshuar bajrakun, po e kërkon një Agim Veliu

Opinionisti, Ilir Ibrahimi, po thotë se kryeministrit Albin Kurti duke mos ekzekutuar pagat për mësimdhënësit, po kërkon arsye për ta lëshuar “bajrakun”.

Sipas tij, Kurti po e kërkon një Agim Veliu, që siç raportohej, ishte bërë shkak për rrëzimin e Kurtit nga Qeveria Kurti I.

“Frika buron nga fakti se kemi një dimër të vështirë përpara dhe kjo qeveri nuk e ka as guximin e as dijen të ballafaqohet me të. Prandaj po kërkon arsye për ta lëshuar bajrakun. Po e kërkon një Agim Veliu.”, ka shkruar ai.

Kur frika maskohet me trimëri

Vendimi për mosekzekutimin e pagave të mesuesve, i cili nga disa po shihet si trimëri dhe guxim nga qeveria Kurti, në fakt paraqet frikë dhe qyqarllëk.

Frika buron nga fakti se kemi një dimër të vështirë përpara dhe kjo qeveri nuk e ka as guximin e as dijen të ballafaqohet me të. Prandaj po kërkon arsye për ta lëshuar bajrakun. Po e kërkon një Agim Veliu.

Qyqarllekun e shohim te ajo se ndaj kuj po mundohet të tregojë trimëri qeveria- mësuesve.

Mësuesit si pjesa më e moderuar e shoqërisë nuk paraqesin një kundërshtar ndaj të cilit dikush mund të tregoj trimëri . Rrahman Jashari nuk do të mobilozojë masa protestuesish për ta sulmuar qeverinë, ashtu siç po ka qef qeveria.

Arma që e ka Rrahman Jashari, është e drejta morale që paraqet qëndrimi dhe kauza e atyre që përfaqson.

Kjo armë shpesh del të jetë më fortë se dikush që armë e ka dhunën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago