Një nga autorët e dyshuar të sulmit të armatosur në Bondi Beach është identifikuar si Naveed Akram, banor i zonës Bonnyrigg, në jugperëndim të Sydney-t.
Sipas një zyrtari të sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, policia ka nisur kontrolle në banesën e tij, në kuadër të hetimeve në vijim.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi rolin e tij apo motivet e sulmit, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga strukturat e anti-terrorit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Bondi Beach, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri gjatë një aktiviteti publik.
Deri më tani, bilanci zyrtar flet për 12 të vrarë dhe 29 persona të plagosur, mes tyre edhe dy efektivë policie në gjendje të rëndë. Një nga autorët u vra në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital nën ruajtje policore.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…