Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ilir Deda, në një postim publik, ka thënë se qytetarët besuan që erdhi dita.
“Populli e tha të vetën. LDK dhe VV – Albini dhe Vjosa kanë pëgjegjësi të përbashkët historike për ndryshim radikal qeverisës, për standard të ri, për zhvillim, për drejtësi. Dinjitetin e votuesve duhet ta bartin me politikë të re, politikë të përgjegjshme”, shkruan Deda.
Postimi plotë:
Qytetarët e Kosovës besuan që erdhi dita, a po i bjen kështu diqysh? BRAVO popullit tonë që në 20 vjetorin e lirisë e hapi një kapitull të ri, më të mirë, duke e mbyllur kapitullin e errët të qeverisjeve të këqija kleptokratike.
Populli e tha të vetën. LDK dhe VV – Albini dhe Vjosa kanë pëgjegjësi të përbashkët historike për ndryshim radikal qeverisës, për standard të ri, për zhvillim, për drejtësi. Dinjitetin e votuesve duhet ta bartin me politikë të re, politikë të përgjegjshme.
Populli dinjitoz me shtet dinjitoz. Të dua Kosovë!