Imami liberal: Në Kuran nuk ka ligj që i dënon homoseksualët

Teologu, Drilon Gashi i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca ka deklaruar se në Kuran nuk ka asnjë ligj që dënon personat me preferenca të njëjta seksuale.

Gashi ka thënë se është hera e parë që dëgjon se në fenë islame kjo çështje është edhe parim fetar.

Ai thotë se këto dallime i kanë bërë dijetarët islam gjatë historisë.

‘Që është parim fetar, është hera e parë sonte që e dëgjova. A ka mendime tjera brenda librave të sheriatit që e konsiderojnë homoseksualitetin zina, ose ata janë të mallkuar prej Zotit, unë nuk e di që është parim fetar kjo. Nuk ka dënim sheriatik ndaj atyre që e kryejnë një gjë të tillë. Në Kuran nuk ekziston një ligj që i dënon këta persona. Kjo ka qenë një divergjencë që e kanë dhënë dijetarët islam gjatë historisë për shkak me ruajt familjen dhe e kanë konsideruiar si tradhti bashkëshortore”, tha Gashi në Politiko në Kanal10.