Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar disa nga hoxhallarët kosovarë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka ftuar organet gjegjëse që të merren me këta siç i ka apostrofuar ai, “hoxhallarë”, ndërsa ka thënë se shumë të tillë e kanë kthyer në biznes leximin e Kuranit.
“Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve”, ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi i plotë:
Disa “hoxhallarë” dhe disa hoxhallarë në Kosovë që e kanë bërë biznes rukjen (leximin e Kuranit) dhe hixhamen (pa asnjë ditë shkollë në mjekësi, apo pa ndonjë çertifikim profesional në këtë lëmi), disa nëpër lokale e disa nëpër banesa e shtëpi të tyre, janë duke i dhënë imazh shumë të keq besimit tonë me sjelljet dhe veprimtaritë e tyre. Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve.
I ftoj organet e rendit që sa më parë të marrin masa ndaj tyre!