Me rastin e festës së Krishtlindjes, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshk i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, tha se shqiptarët kanë ndihmuar njëri-tetrin në rrethana të vështira.
“Por tani nuk po mund të dimë të sillemi në rrethana të mira që na ka dhënë Zoti”, tha Gjergji, sipas të cilit, megjithatë Ipeshkvia po mundohet të ndihmojë besimtarët në mënyra të ndryshme, sikurse përmes Caritasit të Kosovës.
Ai tha se kontributi i Ipeshkvisë ka vazhduar të jetë në nivel, për aq sa është pyetur.
Ipeshkvi Gjergji deklaroi se gjatë tërë vitit, jetohet me rendin litergjik që të shprehët feja, për Zotin dhe Jezu Krishtin, birit të tij.
“Për Krishtlindje kemi katër të diele, që quhet koha e ardhjës, e ku hyjmë në kujtimin e mistikës për veprën e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe pastaj të përvojës së tij historike të lindjes së tij në Betlehem”, tha Gjergji për RTK-në.
“Në orën 12:00 fillon kremtimi i meshës dhe festimi solemn litugjik i lindjës së Zotit tonë Jezu Krishtit në Betlehem nga Maria e virgjër, që është fillesa e fesë së beslidhjes së re”, tha kreu i Kishës Katolike të Kosovës.
Tutje, Ipeshkvi Gjergji foli edhe për rëndësinë që bartë me vete Krishtlindja.
“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë Krishtlindjen me 25 dhjetor. Uroj të gjithë shqiptarët sepse të gjithë shqiptarët janë të krishterët e dikurshëm”, tha Imzot Gjergji.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…