Incident mes aeroplanëve të Rumanisë dhe Ukrainës – frikë se konflikti mund t’i prekë vendet e NATO’s
Publicisti dhe profesori amerikan, Seth Abramson, ka publikuar një komunikatë të Ministrisë rumune të Mbrojtjes, ku raportohet se një aeroplan luftarak ukrainas i tipit “Su-27” e ka shkelur hapësirën ajrore rumune. Rumania është anëtare e NATO-s.
Raportohet se ky aeroplan u përcoll nga dy aeroplanë luftarakë të tipit “F-16” të forcave ajrore rumune, shkruan Gazeta Express.
“Nëse kjo komunikatë konfirmohet, ajo vë në pah se sa lehtë lufta Ukrainë – Rusi do të mund të përhapej në vendet e NATO-s. Një aeroplan “Su-27” ukrainas raportohet se e ka shkelur hapësirën ajrore rumune – Rumania është anëtare e NATO-s – dhe është përcjellë deri në aterrim nga dy aeroplanë “F-16”. Nëse Rusia do ta ndiqte këtë, do të kishte qenë kaos”, thuhet në postimin e profesorit amerikan.
If this communique is confirmed, it underscores how easily the Russia-Ukraine war could spill into NATO nations. A Ukrainian Su-27 reportedly violated Romanian airspace—Romania’s a NATO member—and was escorted to landing by two F-16s. Had Russians pursued, it would’ve been chaos. pic.twitter.com/4ddP2hVUqj
— Seth Abramson (@SethAbramson) February 24, 2022