Veron Hasani, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, pas incidentit gjatë konferencë që po mbante presidenti Hashim Thaçi, është shoqëruar nga policia në Stacionin policor në Prishtinë.
Derisa qytetarët kanë vazhduar thirrjet “Hajnat ne burg”, duke kundërshtuar “arrestimin”, Hasani është parë i gjakosur dhe me disa të ënjtura në fytyrë.
Pasditen e sotme derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë për medie një grup u qytetarëve kanë vazhduar thirrjet, duke e quajtur të parin e shtetit si “Hajn”.
Aty reaguan pjesëtarët e mbrojtjes së tij duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Veron Hasani, i cili është aktivist i LVV-së, po thuhet se është goditur nga katër persona, të cilët kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë kohës sa ishte duke mbajtur konferencë presidenti Thaçi.
Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se është ushtruar dhunë ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.