Inspektorati Policor i Kosovës (IKP) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor që e rrëzoi Faik Fazliun e OVL të UÇK-së.
Rasti i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021.
“IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.