BOTA

Inteligjenca britanike: Wagner dhe ushtria e Kremlinit janë në konflikt, rusët po përballen me një dilemë të madhe

Disa ditë më parë u publikua videoja e vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes në Ukrainë, e këtë britanikët e konsiderojnë se mund të jetë vizitë shumë domethënëse.

“Më 4 shkurt, ministri ruse e Mbrojtjes publikoi videon e vizitës së rrallë në Ukrainë të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu”, shkruan ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit për luftën në Ukrainë.

“Ekziston një mundësi reale që kjo është bërë pjesërisht si kundërpërgjigje ndaj videos së fundit të kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vizitoi luftëtarët në vijën e parë të frontit”, shtuan britanikët.

Ata gjithashtu theksojnë se Wagner dhe ministria ruse e Mbrojtjes, përkatësisht ushtria e rregullt janë në konflikt, dhe se Shoigu me gjasë është i ndjeshëm kur e krahasojnë me Prigozhinin.

Është interesant se britanikët më tej thonë se i vetmi komandant rus nga terreni që u shfaq në video ishte gjeneral-lejtnant Rustam Muradov.

“Është domethënëse që Muradov është përgjegjës për Vuhledarin në rajonin e Donetskut, ku disa sulme kanë dështuar në tre muajt e fundit”, u tha ndër tjera nga inteligjenca britanike.

Sipas britanikëve, rusët duket se janë në dilemë.

“Së fundmi, komanda ruse ka të ngjarë të shihte një përparim në Vuhledar si një mënyrë kyçe për të arritur një përparim të rëndësishëm operacional në linjat ukrainase. Planifikuesit rusë ka të ngjarë të përballen me dilemën e përpjekjes për një sulm tjetër në Vuhledar ose mbështetjen e luftimeve intensive më në veri pranë Bakhmutit dhe Kreminës”, u tha ndër tjera në raport.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago