LAJME

Intensifikohen bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut

Janë intensifikuar bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. Në zyrat e koalicionit VLEN të partive shqiptare, të dielën është mbajtur takimi me fituesit e zgjedhjeve VMRO-DPMNE.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga VLEN-i, në takim është diskutuar për parimet e qeverisjes së ardhshme. Palët janë dakorduar që nga e hëna bisedimet të vazhdojnë në nivel grupesh punuese.

“Në emër të koalicionit VLEN të pranishëm ishin liderët e partive të koalicionit, gjegjësisht Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, nërsa nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të pranishëm ishin kryetari Hristijan Mickoski, nënkryetarët Aleksandar Nikoloski, Vlado Misajlovski, Timço Mutsunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të VMRO DPMNE Vladimir Neloski për të diskutuar rreth qeverisjes së ardhshme, e cila do të bazohet në tre parime: rruga euro-integruese, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik si dhe lufta e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sundimi i ligjit”, bëhet e ditur në komunikatë.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, kanë marrë vota të mjaftueshme për të udhëhequr Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave preliminare nga zgjedhjet e 8 majit, VMRO-DPMNE-ja ka fituar 58 ulëse nga Kuvendi me 120 ulëse. Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN ka marrë 13 ulëse. Bashkë me Të Majtën (6 ulëse) dhe Lëvizjen ZNAM (6 ulëse) shumica do të përbëhet nga 83 deputetë apo mbi 2/3 e deputetëve.

Lidhja Socialdemokrate që udhëhoqi vendin qe 7 vjet ka pranuar humbjen. Në zgjedhje mori 18 ulëse.
Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti ka dalë partia shqiptare me më së shumti vota. Megjithatë, kjo parti me 19 ulëse pritet të dalë në opozitë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

10 sekonda ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

9 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

14 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

17 orë ago