Sot, kinematografia dhe arti shqiptar kanë humbur një nga emrat më të shquar dhe të dashur, aktoren Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë në moshën 91- vjeçare. Me një karrierë që zgjati dekada, ajo ishte një nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe të paharrueshme.
Në kujtim të saj, po risjellim sot mesazhin e madh që i la shqiptarëve në intervistën e saj të fundit, në Living Room në ekranin e Vizion Plus.
“Ne aktorëve na thërrasin vazhdimisht për të dhënë ndonjë mendim për të folur për jetën tonë por kryesisht këshilla e moshës që fiton njeriu gjatë jetës, gjatë punës është shumë e vyer. Në radhë të parë ta duam njëri-tjetrin kjo është kryesorja të kemi respekt për njëri-tjetrin, ta duam punën dhe ta bëjmë atë me dashuri dhe sinqeritet. Marrëdhëniet njerëzore kanë shumë rëndësi duke filluar me marrdhëniet familjare që duhet ta themi janë tronditur pak dhe kjo na dhëm, duke kaluar më pas tek marrëdhëniet shoqërore të cilat të ndërthurura së bashku me kohën krijojnë identitetin tonë si njerëz. Por mbi te gjitha duhet ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin“, ishin fjalët e vyera të aktores.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…