Qindra protestues kanë shkelur zonën e sigurisë së lartë në Bagdad dhe kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit të Irakut.
Mbështetësit e klerikut shia Muqtada al-Sadr kundërshtojnë emërimin e një kandidati rival për kryeministër.
Aleanca politike e Sadr fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit të kaluar, por nuk është në pushtet për shkak të bllokimit politik pas votimit.
Mësohet se policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion në drejtim të protestuesve. Asnjë ligjvënës nuk ishte i pranishëm në atë kohë në Parlament. Grupi i protestuesve depërtoi në Zonën e Gjelbër të me masa të shumta të sigurisë të Bagdadit – e cila është shtëpia e një numri të ndërtesave më të rëndësishme të kryeqytetit, duke përfshirë ambasadat.
Një burim i sigurisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se forcat e sigurisë fillimisht dukej se kishin ndaluar protestuesit, por megjithatë “protestuesit hyn në parlament”.
Kryeministri aktual i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, u bëri thirrje protestuesve të largoheshin nga ndërtesa, ndërsa turma këndonte, kërcente dhe shtrihej në tavolina, raporton BBC News.