KRYESORE

Irani “braktis” Hamasin, Khamenei: Nuk do të hyjmë në luftë për ju

Hamasi po lufton për mbijetesën kundër një Izraeli hakmarrës, i cili zotohet ta zhdukë organizatën dhe ka nisur një sulm hakmarrës në Gaza që i ka marrë jetën më shumë se 11,000 palestinezëve.

Të gjendur të vetëm përballë një furie si ajo e IDF-së, liderët e Hamasit vazhdimisht i kanë bërë thirrje botës Arabe që të bashkohen në një front përballë Tel Avivit.

Më 7 tetor, komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif, u bëri thirrje aleatëve të tij në bosht që t’i bashkohen luftës.

“Vëllezërit tanë në rezistencën islamike në Liban, Iran, Jemen, Irak dhe Siri, kjo është dita kur rezistenca juaj bashkohet me popullin tuaj në Palestinë”, tha ai në një mesazh audio.

Por thirrja e tij duket se nuk mori përkrahjen që Hamasi priste dhe zhgënjimin e shprehu më 16 tetor, Khaled Meshaal, i cili në një intervistë televizive falënderoi Hezbollahun libanez për veprimet e deritanishme, por tha se “beteja kërkon më shumë“.

Për t’i dhënë zë “braktisjes” së Hamasit ka menduar lideri i kësaj aleance, Irani, që nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt nëse nuk sulmohet vetë nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei i dha një mesazh të qartë kreut të Hamasit Ismail Haniyeh, kur ata u takuan në Teheran në fillim të nëntorit, se Irani do të vazhdojë t’i japë grupit mbështetjen e tij politike dhe morale, por nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt.

Sipas tre zyrtarëve të lartë në Teheran, të cilëve iu referohet Reuters, Khamenei ka thënë: “Ju nuk na dhatë asnjë paralajmërim për sulmin tuaj të 7 tetorit mbi Izraelin dhe ne nuk do të hyjmë në luftë në emrin tuaj”.

Udhëheqësi suprem po ashtu i ka bërë presion Haniyehut që t’i shuajë zërat e grupit palestinez që i bën thirrje publikisht Iranit dhe aleatit të tij të fuqishëm libanez Hezbollah që t’i bashkohen betejës kundër Izraelit me forcë të plotë.

Sundimtarët klerikë të Iranit planifikojnë të vazhdojnë të përdorin rrjetin e tyre të boshtit të aleatëve të armatosur, duke përfshirë Hezbollahun, për të nisur sulme me raketa dhe drone ndaj objektivave izraelitë dhe amerikanë në të gjithë Lindjen e Mesme, por refuzojnë përfshirjen e forcave të tyre në konflikt.

Tre burime pranë Hezbollaut kanë treguar po ashtu për Reuters se edhe ata janë befasuar nga sulmi i Hamasit që vrau 1200 izraelitë. Luftëtarët libanezë nuk ishin as në gatishmëri në fshatrat afër kufirit që ishin vija e frontit në luftën e Hezbollaut me Izraelin në vitin 2006 dhe duhej të thirreshin me shpejtësi.

Ne u zgjuam nga një luftë“, tha një komandant i Hezbollahut.

Kriza e shpalosur shënon herën e parë që i ashtuquajturi “Boshti i Rezistencës” – një aleancë ushtarake e ndërtuar nga Irani gjatë katër dekadave për të kundërshtuar fuqinë izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme është mobilizuar në disa fronte në të njëjtën kohë.

Hezbollahu është përfshirë në përleshjet më të rënda me Izraelin për gati 20 vjet. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë shënjestruar forcat amerikane në Irak dhe Siri ndërsa Huthët e Jemenit kanë lëshuar raketa dhe drone në Izrael.

Konflikti po teston gjithashtu kufijtë e koalicionit rajonal, anëtarët e të cilit – që përfshijnë qeverinë siriane, Hezbollahun, Hamasin dhe grupe të tjera militante nga Iraku në Jemen – kanë prioritete të ndryshme dhe sfida të brendshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago