Irani ka kërcënuar se do të hakmerret pas sanksioneve të vendosura nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca teksa sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zbuloi se Teherani kishte transferuar raketa balistike në Rusi, për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës.
Blinken tha se Uashingtoni e kishte paralajmëruar privatisht Iranin se furnizimi i Rusisë me raketa balistike do të shënonte “një përshkallëzim dramatik”.
“Ky zhvillim dhe bashkëpunimi në rritje midis Rusisë dhe Iranit kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se si ndikimi destabilizues i Iranit arrin shumë përtej Lindjes së Mesme”, tha Blinken përpara vizitës së tij në Kiev, gjatë konferencës me Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy.
Irani është kundërpërgjigjur duke thënë se ky pretendim është propagandë që syno të largojë vëmendjen nga ndihma ushtarake e ofruar Izraelit nga Perëndimi duke i quajtur sanksionet “terrorizëm ekonomik” dhe duke kërcënëim si “veprim të duhur dhe proporcional”.
Gjithashtu, Kremlini mohoi akuzat se Irani e ka furnizuar me raketa duke i quajtur pretendimet “të pabaza”.
Në Uashington dhe në disa kryeqytete evropiane ekziston dyshimi se përdorimi i raketave të aleatëve nga Ukraina brenda territorit rus do të provokonte Rusinë drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me Perëndimin, ndërkohë që zyrtarët pranojnë gjithashtu se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nëse dëshiron ta lërë luftën në favor të saj.
Gjatë natës, Presidenti i SHBA Joe Biden sugjeroi se kishte vend për kompromis, ndërsa shtoi se administrata e tij “po punonte për këtë tani” kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në luftën e saj kundër Rusisë.