BOTA

Irani nuk pranon bisedimet me SHBA-të

Vdekja e liderit suprem të Iranit e ka futur gjithë Lindjen e Mesme në flakë. Teherani ka sulmuar të gjithë aleatët amerikanë në rajon, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vijuar të godasin bazat ushtarake dhe rezidencat qeveritare iraniane.

Edhe ato pak shpresa për një ndërprerje të konfliktit pas lajmeve nga mediat amerikane se presidenti Trump është shprehur se Teherani kishte kërkuar të riniste bisedimet, janë shuar shumë shpejt.

Ali Larijani, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, ka hedhur poshtë pretendimet e medias amerikane se ka kërkuar të rifillojë bisedimet me Uashingtonin.

Në këtë mënyrë sulmet iraniane kanë vijuar duke goditur disa vende të Gjirit Persik. Kështu, në Bahrein raportohet për 2 viktima. Gjithashtu, raportohet se është goditur me dronë një bazë britanike në Qipro.

Nga ana e tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se goditja ndaj Iranit do të vazhdojë për disa javë. Trump tha se 48 udhëheqës iranianë janë vrarë në sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh i kënaqur për ecurinë e goditjeve deri tani. Gjithashtu, ai është shprehur se janë shkatërruar edhe 9 anije detare iraniane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago