Më 31 tetor 2022, një video u postua në kanalin Telegram të IRGC-së (Garda Revolucionare e Iranit) që ka në shenjestër bazat ajrore të Izraelit, bazenë ushtarake të SHBA-së CENTCOM në Lindjen e Mesme dhe kampin e muxhahedinëve në Manzë.
Videoja tregon gjithashtu tunele plot me dronë sulmues dhe përfundon me një mbishkrim: “Është vetëm vullneti ynë që na pengon të gjuajmë”.
Shqipëria ka ndërprer marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike te Iranit që nga 7 shtatori. Vendimi ishte shpallur nga kryeministri Edi Rama, pasi provat e pakundërshtueshme vërtetuan se pas sulmit kibernetik i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ishte sponsorizuar dhe organizuar nga Irani.