Ironia: Kur qeni antidrogë lehte ndaj ministrit fashist serb Vulin që u sanksionua nga SHBA

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, pra kreu i Inteligjencës serbe, është në fokus të opinionit ballkanas pasi u sanksionua nga SHBA, ngjashëm si me Berishën në Shqipëri a figura të tjera në rajon.

Vulinit i janë shqiptuar sanksione për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar, tregti të paligjshme të drogës dhe keqpërdorim të detyrës publike. E gjitha kjo të sjellë në kujtesë një situatë interesante që ka ndodhur gjatë kohës që ishte në krye të Policisë serbe, si ministër i Brendshëm, shkruan Nova.rs.

Gjithçka dukej normale kur Vulin inspektonte një njësi policore deri në çast kur një qen policie nisi të lehtë ndaj tij, sikur të kish nuhatur diçka që nuk shkonte te ai njeri, në fakt epror i tij(shefi i madh dhe i qenit).

Për ironi, ishte një qen i stërvitur për të nuhatur e zbuluar lëndë narkotike.