Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin “Argument Plus”, foli edhe për procesin e liberalizmit të vizave.
Duke e quajtur si të paarsyeshme zvarritjen e këtij procesi ai nuk e përjashtoi mundësinë që mund të kërkohen edhe kritere të tjera, por që nëse do të ndodhte një gjë e tillë sipas tij do të ishte e padrejtë.
Megjithatë Mustafa u shpreh optimist se liberalizmi i vizave do të ndodh.
“Jam i bindur që do të ndodh themi në muajt e parë, fillimit të mandatit të qeverisë së ardhshme dhe unë konsideroj që edhe ajo ndodhje duhet të bëhet e ndërlidhur edhe me dialogun.”, tha Mustafa.
Isa Mustafa edhe më 2014, me të marrë Qeverinë kishte premtuar se liberalizimi i vizave do të ndodhte brenda pak muajsh, por që mbeti vetëm një deklaratë politike.