POLITIKE

Ish-ambasadori i Holandës i reagon Daçiqit për Kosovën: Qesharake, po e përdhunon të vërtetën

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, i ka reaguar kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, i cili ka deklaruar se gjenocidi është kryer kundër serbëve, e jo kundër shqiptarëve në Kosovë.

Bosch, duke kujtuar se Daçiq ishte shef i propagandës së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka thënë se ai po e përdhunon të vërtetë, duke e quajtur “qesharake” deklaratën e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se njerëzit si Daçiq, janë rrezik për paqen e rajonit.

“Ish-shefi i propagandës së Millosheviqit, Ivica Daçiq, tregon përsëri se ai është ende shumë i mirë në përdhunimin e së vërtetës dhe vjen me këtë lloj historish krejtësisht qesharake. Si mund të merret seriozisht ky lloj i njerëzve? Rrezik për paqen në rajon”, ka thënë Bosch, përmes një postimi në Facebook.

Daçiq, në një intervistë për mediat serbe, pretendoi se gjenocidi në Kosovë nuk ishte kryer ndaj shqiptarëve, por kundër serbëve, siç dëshmohet, sipas tij, “nga të dhënat për numrin e banorëve para dhe pas luftës në 1999”.

“Ju jeni pak gabim se kush e ka kryer gjenocidin. Ku janë serbët? Pastrimi etnik dhe gjenocidi u kryen kundër serbëve. Kjo është një e vërtetë faktike dhe historike”, tha Daçiq, duke reaguar ndaj pretendimeve të deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, për gjenocidin.

“Sigurisht, Kosova ka qenë një temë qendrore serbe për shekuj. Ajo nuk ishte e jona, ne nuk e kishim atë për një kohë të gjatë. Nuk ishte e jona nga 1459 në 1912, për 453 vjet. Ne nuk e kishim Kosovën, por ne nuk e humbëm atë. Nuk kishte asnjë temë në letërsinë, shkencën, kulturën dhe politikën tonë, e cila nuk kishte të bënte me Kosovën”, ka theksuar Daçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

5 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago