Tensionet e rritura në Kosovë prej javësh, kulmuan ne Kuvendin e Kosovës. Ndodhi përplasja ndërmjet deputetëve të opozitës me minstrat e Qeverisë Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetvendosje.
Prokuroria tha se ka nisur hetimet.
Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës tha se imunitet penal s’ka as kryeministri, as ministri dhe Policia ka të drejtë të hyjë në seancë t’i arrestojë.
“Është njëfarë kundërvajtje penale, që i bjen se mund të dënohen ose do të ketë masa ndëshkuese varësisht prej rrezikshmërisë ose pasojave që kanë pasë deputetët”, tha ai.
Ai theksoi se ka kohë që deputetëve iu është hequr imuniteti penal.
“Është konstatuar se imuniteti penal nuk do të jetë më për deputetët dhe është trend evropian, për shkak se konsiderohet se deputeti është i përgatitur në aspektin intelektual dhe njerëzor që të ketë imunitetin e brendshëm”, tha Kryeziu.
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…