POLITIKE

Ish-eurodeputeti i quan shqiptarët qenër: Çfarë ndodhi sot në Londër, një turp

Ish-eurodeputeti britanik, Nigel Farage, i ka etiketuar si qenër, qytetarët shqiptarë, të cilët kanë protestuar në Britaninë e Madhe pas deklaratave nga sekretarja e Punëve të Brendshme, Suella Braverman, e cila i ka cilësuar emigrantët shqiptarë si “pushtues”.

“Ky vend po i shkon qenërve dhe politikanët tanë duhen fajësuar. Kjo çfarë po ndodh në Londër sot, është një turp”, shkruan Farage në profilin e tij në Twitter.

Kjo, bashkëngjitur me një video të një shqiptari, i cili në statujën e Winston Churchill, ka vendosur edhe flamurin shqiptar.

Ndër të tjera, një pyetje, Farage ia shtron edhe vetë Braverman-it.

“Çfarë do të bëni për këtë gjë Braverman”, e pyet ai sekretaren britanike.

Rreth 3 mijë e 500 shqiptarë, e kanë kundërshtuar deklaratën e Braverman përmes protestave në Londër, ndaj edhe reagimi i Farage.

Mirëpo, në vetvete, kjo demonstratë ka qenë legjitime, pasi në të është bërë thirrje kundër diskriminimit dhe bullizmit, duke shtuar këtu faktin se shqiptarët në Britani kanë kërkuar dorëheqjen e Braverman nga posti që mban.

“Suella duhet të dërgohet në Ruandë”, shkruhej në një prej pankartave, duke ironizuar kështu sekretaren e brendshme, plani i të cilës është të dërgojë emigrantët e ardhur në Britani drejt burgjeve në Ruandë, për të dekurajuar kështu iniciativat e të huajve për të ndërmarrë rrugë ilegale për shkuarjen drejt Anglisë.

Teksa Farage, njihet për qasjet e tij tejet radikale kundër emigrantëve si edhe ka qenë kryetar i Partisë për Brexit, para se procesi të përmbyllej me referendumin pro daljes nga eurozona.

Farage ka qenë ndër zërat kryesorë, të cilët e kanë shtyrë popullin britanik të votojë pro këtij fakti.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

7 minuta ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

12 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

11 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

14 orë ago