Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka rekomanduar t’u bëhet test për drogë vendimmarrësve të shtetit.
Ai ka thënë se një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore “do të mund të çudiste me rezultate”.
“Le ta bëjnë narko-testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë buxhetin e Kosovës. Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht: Presidenca, Qeveria, Kuvendi”, ka shkruar ai.
Ramadani ka shtuar tutje se ky është test që nuk kushton shumë për ta, e se nuk merr as shumë kohë.
“Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrëësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDNA)”, ka shkruar në fund Ramadani.