Ish menaxherja e qendrës së të moshuarve, Viola Sahatçiu ka reaguar ndaj sulmit të fundit që është bërë ndaj një të moshuare në qendrën “Orenda”.
Ajo ka thënë se kjo qendër nuk kishte funksionuar në mënyrë të duhur qysh nga fillimi.
“Qendër e cila nga fillimi u hap për të gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve. Pa rregullsi, jo profesionalizëm, pa kujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha menaxhere, arsye kjo pse japa dorëheqje pas 3 muajve”, tha ajo.
“Arsyeja pse po reagoj është se pashë lajmin se ‘Orenda’ do të dal dhe të mbaj konferencë për media për tu distancuar nga sjellja e punonjësve të tyre. E mu kjo mu duk shumë absurde pasi aty ka edhe kamera”.
“Ajo qendër është një ëndërr e bukur zvicerane me realitetin e hidhur shqiptar e cila duhet të mbyllet sa më parë”.
Për arsyeje të panjohura më pas Sahatçiu, e ka fshirë postimin në këtë rrjet social.