Ish- Presidenti Alfred Moisiu në takimin për promovimin e librit “Gjeneral Spiro Moisiu”, ka përcjellë mesazhe për politikën.
Për mikrofonin e Ora News, Moisiu është shprehur se politika shqiptare ka dështuar ndërsa shton se politikanët duhet të mendojë më shumë për popullin.
Ai thekson se përgjegjësi për dështimin e politikës ka edhe drejtësia.
“Mesazhi im është i thjeshtë, politikanët duhet të mendojnë me shumë për popullin. Në 30 vite ne duhej të kishim ecur përpara Politika shqiptare ka dështuar. Përgjegjësi ka edhe drejtësia.”- tha ai.