Ish-presidenti i Kroacisë: “Teoricienët e Botës Serbe dhe Millosheviçët e ringjallur e kanë futur Ballkanin në krizë”

Ish-presidenti i Kroacisë dhe profesori universitar, Ivo Josipoviç, në një intervistë dhënë për mediumin “Cafe de Montenegro”, ka komentuar situatën e tensionuar politike në Ballkanin Perëndimor për të cilën tha se “nuk ka një keqbërës të vetëm”, por se kryesorët janë “teoricienët e Botës Serbe, dhe shpirtrat e ringjallur të Millosheviçit”.

“Fatkeqësisht, nacionalizmi dhe pretendimet territoriale po rishfaqen në të gjitha vendet. Nuk ka një keqbërës të vetëm këtu, por ama kryesorët dihen. Teoricienët e Botës Serbe dhe shpirtrat e ringjallur të Milllosheviçit janë përgjegjësit më të mëdhenjë të skenës së turbulluar politike të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ish-presidenti kroat.

“Edhe pse më duhet të them që edhe në vende tjera tendencat që bien ndesh me vlerat e Bashkimit Evropian janë duke u fuqizuar”.

Ai shton edhe se nuk duhet përjashtuar pasojat e konkurrencave globale për shtrirjen e ndikimit të tyre në Ballkan.

“Por pa politika agresive të nacionalistëve lokalë, kriza aktuale assesi nuk do të ekzistonte. Qartazi, roli i korrupsionit në rritje dhe krimit të organizuar në Ballkanin e gjerë nuk duhet të nënvlerësohet”, vlerëson ai.

Ai thotë se situata e sotme “nuk është se mund të krahasohet në tërësinë e saj me vitet e 90-ta”, por se “historia na mëson se e keqja gjithmonë është prezente por e fshehur, dhe se mbyllja e syve ndaj saj, edhe para marrjes së sinjaleve të para që e keqja po nis, mund të çojë në pasoja të paparashikueshme”.

Përgjegjësinë për mos-lejimin e politika degjenerative dhe anti-evropiane, ai thotë se e kemi të gjithë.

“Fatkeqësisht, nacionalizmat po forcohen dukshëm. Revizionizmi historik, si në aspektin e Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe në raport me vitet 1990. Mashtrohen ata që mendojnë se historia e ustashëve, çetnikëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë nga njëra anë dhe partizanëve nga ana tjetër është vetëm rikthim në histori”.

“Përpjekjet për t’i shndërruar tradhtarët në heronj, patriotë ata ata që bënë pakte me Hitlerin dhe Musolinin, tradhtarët për t’i bërë të mirët e partizanëve dhe anasjelltas, janë lavire e rrezikshme. Është një histori për të ardhmen, për vlerat që duam në shoqëritë tona. Është e njëjta gjë me vitet nëntëdhjeta. Mohimi i agresionit, gjenocidit dhe krimit janë mënyrat më të mira për të përsëritur historinë”, vazhdon Josipoviç.