Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë për katër vjet kryetar i shtetit shqiptar.
Në një intervistë për “Off the Record”, ai theksoi se jo vetëm figurat e larta, por edhe deputetët kanë disa shtëpi.
“Të gjitha duhen, dëshira përpjekjet, edhe përplasja, por ka shumë rëndësi si korrupsioni… e kam thënë se unë me atë shtëpi kam 53 vjet, por nuk është një shtëpi e keqe, por nuk është bashkëkohore. Ama nuk është sekret të them që jo figurat e larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër, disa të deklaruara dhe disa të padeklaruara dhe me çfarë u bënë? Rrogat ne i dimë”.
Ish-presidenti tha se më shqetësuese është fakti që zyrtarët shpesh mohojnë akuzat, duke e quajtur shpifje: “Unë e vras mendjen të gjej mundësinë si të rregullohem. Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla.”
Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të jetë më e kujdesshme dhe të punojë mbi dokumente konkrete: “Po të nxjerrësh faktet, s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve ‘Partizani’, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Si janë dokumentet, nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën”, tha Moisiu.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…