LAJME

Ish-snajperisti i UÇK-së rrëfen se si gjatë luftës mori detyrë tjetër

Arif Aliu kishte qenë një prej snajperistëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por gjatë luftës ai kishte marrë një detyrë tjetër. Si pjesë e Drejtorisë Politike të UÇK-së, që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, kishte dokumentuar krimet e panumërta të okupatorit serb në vend. Aliu, tregon edhe për zhvillimet e rëndësishme në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, derisa shpreh bindjen e tij se ish-krerët e Ushtrisë, do të dalin të pafajshëm.

Fshati Likofc i Skenderajt, nuk është shumë i madh për nga numri i banorëve e territorit, por zë një vend të rëndësishëm në historinë e re të Kosovës.

Arif Aliu, një prej snajperistëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tregon vetëm disa prej përballjeve, nga mësymjet e shumta të forcave armikut, për të marrë në kontroll Shtabin e Përgjithshëm.

“Janë bërë luftime të mëdha. Këtu katër herë serbët e kanë marrë këtë shtab, katër herë ua kemi rimarrë, gjithmonë na kanë sulmuar nga të katër anët, nga Skenderaji, nga Kijeva, nga Drenasi nga Klina, edhe këtu janë bashku faktikisht, por jo pa luftë. Këtu kemi luftuar deri në 7 ditë, 10 ditë, 12 ditë”, ka thënë ai.

Në pak metra vend, në muret e dhomave të Shtabit, tani janë vetëm fotografitë e personaliteteve më të mëdha të UÇK-së, ndërsa Aliu tregon edhe për aktivitetet nga më të ndryshmet që ishin zhvilluar aty.

“Njëra ndër to është edhe ndërrimi [shkëmbimi] i ushtarëve, serb me shqiptarë të UÇK-së. Kur ka ra grupi i Mujë Kransiqit në kufi, i kanë marrë serbët peng disa ushtarë tonë. Nga ana tjetër në Shalë, i ka zënë UÇK-ja ushtarët serb rob, që kanë rënë në pritë forcat serbe. Në këtë sallë u bë marrëveshja për ndërrimin e ushtarëve”, ka thënë tutje ai.

Gjatë luftës, Aliu kishte lënë snajperin e 12 ushtarët e tij, për të marrë një pozitë tjetër të rëndësishme, duke u bërë pjesë e Drejtorisë Politike të UÇK-së, që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, dhe kishte një mision tjetër të rëndësishëm për atë kohë.

“E kam kryer punën e gazetarit pa qenë gazetar, e kam kryer punën e kameramanit pa qenë kameraman, e kam kryer punën e fotografit pa qenë fotograf, e kam kryer punën e informatorit edhe në qendër edhe në terren. Nuk ka vend që skam qenë, nuk ka tokë që skam shkel, me bo incizime të pushkatuarve të masakruarve, të luftimeve”.

Fillimi i gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së, nën akuzat për krime lufte, është një prej pjesëve të kësaj historie që atij i dhemb më shumë.

“Ka për të shkruar historia, që lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë sikur vetë emri i saj, Çlirimtare e pastër sikur loti”, ka thënë.

Rruga e vetme e Kosovës drejt lirisë, sipas tij, ka qenë lufta e UÇK-së, dhe shprehet i vendosur se cili do të jetë vendimi i vetëm i mundshëm në përfundim të gjykimit në Hagë.

“Fundi i saj do të jetë vetëm një e vërtetë, zero vite burgim për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai./RTV Dukagjini/.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago