Ish-ushtarja e UÇK-së që refuzoi të intervistohet nga Gjykata Speciale ofendon rëndë Shkëlzen Gashin dhe deputeten e VV-së
Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Raimonda Rreci, ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat e fundit të këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albi Kurti, Shkëlzen Gashi.
Ish-ushtarja e UÇK-së përmes një ilustrimi që ka shpërndarë në Facebook, Gashin dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku i ka quajtur si tradhtar.
Kujtojmë se Rreci kishte refuzuar të intervistohej nga Gjykata Speciale.
Ja shkrimi i saj:
Kur i quaj militantë, unë i quaj ashtu për një arsye. Në imazhin e dytë dhe të tretë mund të lexoni komentet e njërit prej këtyre militantëve drejtuar ndaj meje, duke ditur shumë mirë të kaluarën time.
Nuk është faji juaj se trupi ynë i shkatërruar ju dha mundësinë të keni parlament, liri të shprehjes dhe mundësinë për t’u shprehur. Nuk është faji juaj që unë fëmija si shumë të tjerë, luftuam vdekjen tuaj.
Ku ishit ju kur ne prisnim rrufe mbi krahët tone të njomë ? Ku ishit ju kur uria dhe pagjumësia ishin bërë hija jonë dhe këmbët tona ishin të mpira nga i ftohti por prap nuk i leshonim vijat e frontit ?
Ku ishit ju kur ne vazhduam të malltretohemi edhe në liri ? Ku ishit ju kur ne rrezikuam jetën tonë duke pritur që udhëheqësi juaj të ngjitej në malet e Berishës për ta mbrojtur edhe atë krahas 60,000 civilëve që kishim strehuar ? Pyetne Albinin ku ishte …
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…