POLITIKE

Ish-zëdhënësi i Millosheviçit, Vuçiq “gjuhë jugosllave” me boshnjakët e Sanxhakut, lexon edhe ajete Kuranore

Vuçiç, ish-zëdhënës i Millosheviçit, është treguar së fundi një titist me kredo jugosllave karshi boshnjakëve, popullit që më së shumti e pësoi nga egërsia fetaro-nacionaliste serbe pas shkërmoqjes së “Bashkim Vëllazërimit” jugosllav.

Ai ka pohuar së fundi se boshnjakët(në Serbi) janë në të gjitha organet shtetërore, duke filluar nga qeveria dhe që  do të kenë “dukshëm” më shumë përfaqësues sesa do të kishin proporcionalisht me numrin e banorëve.

Në hapjen e një rruge të re Novi Pazar – Tutin, Vuçiç tha se është i sigurt se kabineti i ri do të ketë “më shumë boshnjakë” në historinë e Serbisë.

“Ne duam që ju të shihni se ne i shohim boshnjakët si motra dhe vëllezër, jo si një trup të huaj. Ne duam që ju ta dini se ju keni vëllezër dhe miq në serb. Nuk na shqetëson nëse e doni Sarajevën, por jam i lumtur të shoh se gjithnjë e më shumë boshnjakë po vijnë në Beograd sepse Beogradi është kryeqyteti juaj dhe jeni gjithmonë të mirëpritur”, tha presidenti serb.

Ai shtoi se serbët, si popull shumicë, duhet të tregohen të hapur.

“Kur të kemi gjeneralin e parë boshnjak në ushtrinë serbe, le të kemi më shumë, që njerëzit këtu ta perceptojnë ushtrinë si të tyren. Ne duam të ndërtojmë një paqe që do të zgjasë përgjithmonë, dhe jo vetëm paqe në kuptimin e mirëfilltë, por që të gjithë të ndihen mirë, pa dallim kombi dhe feje”, tha Vuçiç, duke iu referuar boshnjëkeve që jetojnë në shtetin serb, ndryshe në Sanxhak.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

14 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

16 orë ago