I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, ish zv.ministri i Energjetikës i qeverisë Nano në vitet 2003-2005 Pajtim Bello ka folur për marrëveshjen e Shqipërisë për gazsjellësin e TAP. Bello tregon se si nisën negociatat e para dhe deri sa u vendos që TAP të kalonte në Shqipëri. Bello shprehet se në fillim Greqia ishte kundër që projekti të kalonte në Shqipëri.
“EGL do bindte palën italiane, që e bindi, do na bindte ne, që na bindi dhe do bindte edhe Greqinë . Greqia ishte dakord që të futej EGL të futej në projekt, por jo që projekti të kalonte në Greqi.
Fitorja jonë e parë ishte që ne e bindëm Europën, Italinë dhe Greqinë që gazsjellësi i TAP të kalojë në Shqipëri. Ka edhe një memorandum mirëkuptim të mbajtur mes nesh dhe palës italiane dhe greke ku del shumë e qartë rezistenca e palës greke që thotë se Shqipërinë do ta furnizojmë ne nga një degë e jona.
Ky memorandum ishte edhe thyerja e rezistencës greke.”, u shpreh ish-zv.ministri i Energjetikës, Pajtim Bello.