BOTA

Ishte heroi i tyre më i diskutuar, Ukraina humb “Da Vinci” në Bakhmut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sot në mbrëmje vdekjen e një prej figurave më të njohura, por edhe të diskutuara të ushtrisë ukrainase në Donbas.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Dmytro Kotsyubailo, i njohur nga të gjithë si “DaVinci”. Pavarësisht nga mosha e re, “Da Vinci”, djali nga rajoni i Ivano-Frankivsk në perëndim të vendit, kishte arritur të komandonte një batalion të vetin, të quajtur pikërisht “Ujqërit e Da Vincit”, pasi kishte hyrë në ushtrinë ukrainase si vullnetar në vitin 2014.

“Një vullnetar, një njeri kurajoz, simbol, nga 2014 mbron pavarësinë dhe dinjitetin e popullit tonë”, ishin fjalët e Zelenskit, që në 2021 i kishte dhënë atij titullin “Hero i Ukrainës”, një nga më të rinjtë që kanë marrë atë titull ende në jetë.

Ai vendim shkaktoi edhe polemika, veçanërisht nga pjesa rusofile, që akuzoi Kotsyubailon për idetë e tij të së djathtës ekstreme, si një nga liderët e nacionalistëve të Pravyi Sektor.

Da Vinci, që mori emrin nga dëshira e tij për të qenë aktor, sipas ushtrisë së Kievit ka rënë në një betejë në afërsi të Bakhmutit, për momentin fronti më i nxehtë i luftës në Ukrainë, me qytetin pothuajse të rrethuar nga forcat ruse që kontrollojnë dhe një pjesë të qendrës dhe me Kievin që nuk do të braktisë pozicionet e veta.

Një vendim i zyrtarizuar edhe sot nga Zelensky, që madje deklaroi se do të dyfishonte numrin e ushtarëve në atë qytet tashmë të shkatërruar, por që përfaqëson për të dy palët tashmë një simbol tejet të rëndësishëm, një ogur për fatin e kësaj përballje gjakatare në mes të Europës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

18 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago