FOTO&VIDEO

Itali/Shoferi shqiptar:S’kam faj për aksidentin ku vdiqën 5 të rinj,po s’fle dot

“Makina e djemve ishte rrufe, po ecte me të paktën 150 km në orë”. Këto janë fjalët e para të Vangjel Tuslluku, shoferi i autobusit i cili të shtunën në mbrëmje në Rezzato u përplas me një makinë Volkswagen Polo, ku udhëtonin 5 të rinj të cilët humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Shoferi me origjinë shqiptare ka treguar momentin e aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën të rinjve të moshës 17 deri në 22 vjeç.

“Pashë një dritë që vinte në korsinë time, në fillim mendova se ishte një motoçikletë. Por për një moment u gjeta përpara makinës dhe dëgjova një zhurmë shumë të fortë. Më goditi dhe menjëherë xhami u thye, nuk shihja më asgjë. Në atë moment hyra në korsinë e kundërt, humba kontrollin, autobusi nuk po frenonte dhe as përshpejtonte, timoni ishte i fortë. Autobusi eci vetë dhe unë vazhdova të dëgjoja zhurma të jashtëzakonshme. Isha i bindur se po goditja makina të tjera”-ka treguar shoferi.

Mediat italiane shkruajnë se autobusi ndaloi në anë të rrugës. Një makinë tjetër kishte parë autobusin të ecte jashtë kontrollit dhe në bordin e saj ishte një familje e tërë, për fat të mirë të padëmtuar. Por 4 djemtë dhe vajza që udhëtonin me Polo-n, vdiqën menjëherë. Asnjëri prej tyre nuk kishte patentë shoferi, madje as shoferi i automjetit Polo.

Vangjel Tuslluku, 58 vjeç, sapo kishte mbyllur turnin e punës atë natë. Shqiptari jeton dhe punon në Itali prej 30 vitesh. Ai banon në Castenedolo bashkë me gruan dhe vajzën e tyre 11-vjeçare.

“Ndjej dhimbje, e kam të vështirë të fle dhe vazhdoj ta shoh aksidentin në mendjen time. Nuk e di kur do të kthehem në timon, por mbi të gjitha atë që do të ndiej. Unë kurrë nuk kam përjetuar një situatë të tillë. Pesë të rinj kanë vdekur. Nuk kam asnjë faj, por kam një peshë në ndërgjegjen time”-ka thënë shoferi shqiptar per mediat italiane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

34 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago